Nushi ka thënë se, sipas përshtypjes së tij, deputetët e PDK-së më shumë janë gëzuar për Justinen sesa për ligjin.
“Kam përshtypjen që këta deputetë të PDK-së më shumë u gëzuan për Justinen sesa për ligjin. Nuk e kishin pasur hallin fort te ligji”, ka deklaruar Nushi.
Ai ka shprehur kritika edhe për mënyrën se si presidentja e re e ka mësuar lajmin për zgjedhjen e saj.
“Unë nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar me një presidente që e merr vesh që ka për t’u bërë presidente, sa është duke pirë çaj me mysafirë. Nuk shoh kurrfarë serioziteti këtu”, ka thënë Nushi.
Nushi ka shtuar se pritshmëritë e tij ndaj presidentes janë të ulëta, duke iu referuar jo vetëm mënyrës se si ajo e ka mësuar lajmin për zgjedhjen, por edhe profilit të saj politik.
“Pritshmëritë e mia janë vetëm prej këtij fakti, e mos të flas edhe prej profilit politik të presidentes”, ka deklaruar ai.