Sport
8 October 2026
Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, merret vendimi për Granit Xhakën

Tashmë është dhënë vendimi. Kapiteni shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka (34 vjeç), është dënuar me gjobë me kusht. Lajmin e bëri të ditur vetë 34-vjeçari përmes një postimi në Instagram.

Xhaka është dënuar me urdhër penal me 50 ditë-gjobë, nga 3000 franga zvicerane secila, me kusht.

“Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryej asnjë shkelje tjetër. Shpenzimet e procedurës i kam paguar”, sqaron Xhaka.

Para ndeshjeve të fundit të kombëtares, Xhaka pranoi se gjatë pandemisë së COVID-19 kishte falsifikuar dy certifikata vaksinimi. Pranimi erdhi pasi gazeta “Blick” kishte bërë publik, disa ditë më parë, një procedim të Prokurorisë së Lucernës në lidhje me këtë çështje.

“E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, – shkruajti më tej Xhaka.

 



Të ndryshme
Më shumë
Formimi i qeverisë së re, Kurti: Ende s’kam arritur të zhvilloj diskutime, por po e bëjmë një plan14 October 2025
Tetovë: Droga dhe armë në bastisje – tre të ndaluar nga policia10 June 2025
Kurti: Me arsim dhe aftësim profesional ulet varfëria dhe zbutet pabarazia29 June 2021