Nga Vendi
3 September 2020
“TYXHARI”, GOMARI DHE ‘URA’ E DRITAN ABAZOVIÇIT!

 

NGA: FADIL LUSHI 

 

ME SEBEP!

“TYXHARI”, GOMARI DHE ‘URA’ E DRITAN ABAZOVIÇIT! 

 

Dikur moti një “tyxhar” me gomarin e tij, kishte bartur mallra nga katundi në shehër dhe anasjelltas! (Në vazhdim të shtjellimit të kësaj “meseleje”, do të bëj përpjekje të mos hetohet asnjë krahasim a paralelizëm mes “tyxharit” dhe Dritanit prej politikani!).
“Tyxhari” u dërgonte shehërlinjve gjësende që nuk i kishin dhe anasjelltas. Një ditë nga bashkëvendësit e tij mori "haberin" se në katund nuk kishte kripë. Prandaj kishte vajtur në shehër për ta blerë atë. Pasi e kishte blerë kripën, e kishte ngarkuar gomarin e tij, kishte marrë udhën drejt katundit. Ai për çdo ditë bënte rrugë tejet të mundimshme dhe jo rrallë-herë ballafaqohej me inatin e gomarit. Një ditë kur po kthehej me gomarin e tij, u del përpara një përrua i vogël, por i rrëmbyeshëm. Gomari me ‘kripë mend’ nga që kishte peshë të rëndë, pengohet dhe bie në një gropë me këmbët përpjetë. I zoti u mundua në çdo mënyrë dhe sa më shpejt ta çonte gomarin në këmbë, vetëm e vetëm që të mos i tretej kripa. Mirëpo pronari nuk po e bënte këtë gjë. Për "fat të mirë", dikush ia behu atypari dhe i shpëtoi që të dy. Fatkeqësisht, kripa tashmë ishte tretur. Pasi mori fund ky “telash”, ata vazhduan rrugën për në katund. Gomari ecte shpejtë dhe shumë i ‘gëzuar’ nga shkaku se barra u bë shumë më e lehtë.., ndërkaq pronari i tij, të cilit i dridheshin këmbët, ecte shumë më ngadalë. Fytyra e tij ishte e zymtë dhe e trishtuar, kurse mendja rrëmujë, nga fakti se “biznesi” i qe bërë “toptan çorap!”
Një ditë një shehërli leshpunues, e kishte porositur “tyxharin” që kur të vijë në shehër t’i sjellë katër thasë lesh. “Tyxhari në sabah” herët e ngarkon gomarin me “lesh ferrash” dhe merr udhën për në “shehër”. Rrugës për në “kasaba”, atyre prapë u doli përpara përrua. Gomarit me “kripë mendje” iu kujtua rrugëtimi paraprak dhe hë për hë, i çoi këmbët përpjetë, duke menduar se edhe kësaj radhe do t’i lehtësohet barra, por ama, leshi aq shumë thithi ujë sa që u bë plumb i rëndë!? Tani gomari sa nuk e mbyti veten, po edhe pronarin. Për këtë arsye, kur “tyxhari u ndërgjegjësua” se me këtë farë gomari (që nuk vihej dot binarëve) “biznesit” të tij nuk i dilte hesapi, u detyrua ta dërgojë në pazar ta shesë për hiç para dhe të blejë një tjetër. Megjithatë nuk i eci "zari", pasi që harroi se edhe tjetri “veshmadh” emrin e kishte gomar!

Fotografia e Fadil Lushi



Të ndryshme
Më shumë
“Gutnu qitni ju nasjen qa keni nermen”, menaxheri i Taynës thumbon Dafina Zeqirin24 August 2021
Bideni paralajmëron Rusinë: Kemi kapacitete të pakrahasueshme, hakmerremi nëse s’ndaleni17 June 2021
Shtabi i Krizës ndërkomunal dha rekomandime për rajonin e Gostivarit24 August 2021