Nga Vendi
25 June 2021
LSDM shpalli thirrjen për kandidatët për kryetar komunash, ja kushtet ?

LSDM ka dalë me thirrje publike për vet-kandidim te të gjithë qytetarët e interesuar për të garuar si kandidatë në zgjedhjet lokale të tetorit, transmeton INA.

Në thirrjen e LSDM-së kërkohet që kandidatët të kenë kredibilitet në rrethin e tyre, të përqafojnë vlerat e gjitha bashkësive etnike dhe të respektojnë parimin e një shoqërie për të gjithë.

Me këtë akt, nga LSDM thonë se dëshirojnë të dëshmojnë se janë subjekt demokratik dhe të hapur për të gjithë qytetarët.

Ja edhe njoftimi i plotë:

E krijojmë ofertën më të mirë për secilën komunë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Thirrja publike për vetë-kandidim të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit për zgjedhjet e ardhshme lokale është e hapur deri më 30 qershor.

Thirrja me të gjitha detajet është në dispozicion në uebfaqen e LSDM-së: https://sdsm.org.mk/soopstenija/26648.

Ne jemi të hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë të përfshihen në progres, të kontribuojnë, të jenë pjesë e më të mirëve. Në LSDM si një parti demokratike, e hapur dhe gjithëpërfshirëse ka një garë idesh dhe programesh.

Inkurajojmë të gjithë ata që kanë një reputacion dhe besueshmëri të lartë në bashkësinë lokale, të cilët kanë mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike, të cilët respektojnë parimet dhe vlerat e një shoqërie për të gjithë qytetarët dhe respektojnë plotësisht parimet mbi të cilat është ndërtuar LSDM-ja.

Përmes një procesi transparent, demokratik për të arritur së bashku kandidatët më të mirë, më të mirët për secilën komunë, për secilin qytet. (INA)



Të ndryshme
Më shumë
Pija që shërbehet falas në restorantin e Nusretit?29 September 2021
Vdiq babai i Shkenda Dubovës, zbulohet arsyeja e vdekjes... 7 September 2021
Zaev: Taksa ekologjike do të sigurojë mjete për burime të rinovueshme të energjisë24 June 2021