Nga Vendi
7 September 2021
Gostivari dhe Dibra janë qytetet me më pak të vaksinuar

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 4 shtator, me një dozë të vaksinës janë vaksinuar 44.6% e popullatës mbi 18 vjet.

Gjithsej 54% e qytetarëve mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 29% e qytetarëve të moshës nga 18-39 kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

“Sipas të dhënave të fundit, më shumë vaksinim nga në Komunën e Negotinës 63.4%, Kavadari 62.3% dhe Ohri 61.4%, ndërsa më pak ka në Gostivar me 30.5% dhe Dibër me 31.7%”, njoftojnë nga MSH.

Në Gjevgjeli ka 59.8%, Berovë 56%, Resnjë 57.2%, Manastir 55.8%, Resnjë 57.2%, Pehçevë 53%, Krushevë 52.3%, Vallandova 53.3%, Shtip 51.9%, Probishtip 50.5%.

Në përqindjen nga 40-50% që janë vaksinuar me të paktën një vaksinë janë Demir Hisari, Velesi, Sveti Nikole, Koçani, Dellçeva, Kriva Pallanka, Struga, Prilepi, Makedonski Brod dhe Shkupi, ndërsa në përqindjen nga 30-40% janë Kërçova, Vinica, Kumanova, Kratova, Strumica, Tetova, Radovishi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zviceranët pritet t’i miratojnë me vota martesat LGBT dhe birësimet nga homoseksualët22 September 2021
MPB paralajmëron për mashtrime me gjoba të rreme, qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta 5 May 2026
Edi Rama: Shqipëria nuk do të bëhet "kor histerik" për çdo deklaratë nga Beogradi16 July 2026