Nga Rajoni
31 July 2020
Vuçiq: Mund të shkojmë në plazhet e Shqipërisë, shqiptarët mund të vijnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka insistuar sërish për Shenghenin Ballkanik në samitin virtual me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Këshilli Atlantik i Washingtonit.

Vuçiq tha se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, së bashku me të, janë entuziastët më të mëdhenj kur bëhet fjalë për bashkëpunim më të ngushtë dhe më të fortë.

Ai shprehu besimin e tij se ky projekt do të realizohet. Shengheni Ballkanik sipas tij është shumë i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, sepse njerëzit do t’i vizitojnë vendet e huaja të panjohura për ta.

“Unë mendoj se ne mund të krijojmë lidhje më të mira midis nesh. Ne mund të shkojmë në Shqipëri në plazhe, njerëzit do të bënin gjëra të ndryshme që nuk mund të’i provonin më parë. Nga ana tjetër, shqiptarët mund të vijnë në pjesë të ndryshme të Serbisë. Ata do ta pëlqejnë vendin tonë, jam i bindur për këtë”, theksoi Vuçiq.

Presidenti serb tha se nuk ka rëndësi se kush prin në rrugën evropiane, sepse sipas tij, bashlëpunimi ndërmjet vendeve ballkanike do të mbetet prioritet i Serbisë edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

 

“Nuk ka rëndësi nëse dikush është përpara të tjerëve në rrugën evropiane, sepse të gjithë do të qëndrojnë në Ballkanin Perëndimor, dhe bashkëpunimi midis vendeve ton do të mbetet prioritet për Serbinë edhe pas anëtarësimit në BE”, theksoi Vuçiq.

Ai mbështeti idenë për ta mbajtur samitin një herë në muaj, sepse në këtë mënyrë ata mund ta monitorojnë zbatimin e gjithçkaje për të cilën kanë rënë dakord.



Të ndryshme
Më shumë
Propozimi për martesë në stadium e deri te refuzimi i yllit të Realit, moderatorja shqiptare i thotë të gjitha24 June 2021
Bujar Osmani: BDI asnjëherë nuk ka vënë në pyetje interesin kombëtar21 October 2021
Dalin në shitje më shumë se gjysmë milion llogari të hakuara në ‘Zoom’15 May 2020