Marina Vjollca është prezantuesja e njohur nga Shqipëria, e cila është e martuar dhe ka një vajzë me reperin kosovar, Getoar Selimi – Geti.
Çifti vjen nga besime të ndryshme fetare, ndërsa Marina vazhdon ta respektojë fenë e saj.
Së fundmi, Marina është shfaqur me një aksesor me kryq në qafë. Detaji ka qenë pjesë e paraqitjes së saj, ndërsa ajo vazhdon të mbajë lidhjen me besimin e saj, shkruan “Kosovarja”.
Kryqi është kombinuar me veshjen e saj dhe ka qenë një nga detajet që ka kompletuar paraqitjen e prezantueses. Marina është shfaqur në vazhdimësi e kujdesshme me stilin e saj, duke i kushtuar rëndësi edhe aksesorëve që zgjedh.
