Nga Vendi
17 October 2025
Mexhiti: Jam në garë me Ahmetin e Zajazit

Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat politike të politikanëve të konsumuar të Zajazit e as nuk është për të kthyer në pushtet ata që sot vajtojnë në opozitë, ishte mesazhi i kandidatit për kryetar komune në çair nga radhët e vlen, Izet Mexhiti.

Në tubimin e mbajtur mbrëmë në stadiumin e çairit, mexhiti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për më 19 tetor dhe i falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

“Më 19 tetor disa nga ata do ti dërgojmë në pension politik ndërsa disa në histori. Prandaj shumë të dashur çairas të mi, fitorja jonë në Çair ka të bëjë me nderin e Çairit sepse unë nuk jam në garë me Bujarin, por me Ali Ahmetin e Zajazit. Gjëja e dytë që dua të them është se u ktheva të garoj në Çair që ëndrrën e atyre që deshën ta bëjnë Çairin geto dhe të pa zhvilluar, ta kthej në një Çair të ëndërruar nga të gjithë ne. Gjatë këtyre 15 muajve qeverisje qendrore, Qeveria  VLEN ka orientuar në Çair dhjetëra projekte dhe rreth 100 milion euro investime”, tha Izet Mexhiti – Kandidat i VLEN për kryetar të Çairit./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
214 raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut23 July 2021
LSDM: I rremë është koncepti i ri i OBRM-PDUKM-së dhe për këtë shkak do i pret disfatë e re nga qytetarë25 June 2021
Mickoski drejtuar qytetarëve: Vota juaj i ndryshon punët12 July 2020