Nga Vendi
9 October 2026
BDI: Dhuna ndaj dy të rinjve kërkon përgjegjësi institucionale, Astrit Iseni të japë dorëheqje

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët, sipas deklaratave të tyre, janë dhunuar brutalisht nga policia.

"Sipas raportimeve, në Raportin e brendshëm policor pretendohet se të rinjtë ia kanë marrë pistoletën një polici, ndërsa sipas deklaratave të tyre, arma ka përfunduar në veturë pasi policia ua ka thyer xhamin. Ata gjithashtu deklarojnë se policët kanë shtënë me armë, ua kanë shpuar gomat e veturës dhe më pas i kanë dhunuar, pasi i kanë lidhur dhe shtrirë përtokë".

"Kërkojmë hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe përgjegjësi për çdo shkelje nga ana e zyrtarëve policorë. Heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë nuk janë opsion!".

"BDI kërkon dorëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, si dhe përgjegjësi të plotë institucionale për këtë rast. Të drejtat e qytetarëve dhe dinjiteti i tyre nuk mund të shkelen nga ata që kanë për detyrë t’i mbrojnë", thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Policia ndërmerr aksion, shtatë shoferë të ndaluar për shkelje të rënda në trafik 2 May 2026
Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë29 June 2021
Shaqiri kërkon Badenterin në Gjykatën Kushtetuese, thekson rrezikun nga politizimi26 March 2026