Nga Rajoni
9 October 2026
“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në Shqipëri

Një email kërcënues ka mbërritur ditën e sotme në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë edhe Shkollën e Magjistraturës, raporton A2 CNN.

Në mesazhin e dërguar nga një adresë jashtë sistemeve zyrtare qeveritare, autori pretendon se është udhëheqësi i një milicie serbe dhe kërcënon me vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e një institucioni. Në email ka edhe kërcënime ndaj shqiptarëve që të njohin Kosovën si territor të Serbisë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në email, ndërsa institucioneve u kërkohet të mos klikojnë lidhje interneti apo bashkëngjitje nëse dërguesi nuk është i njohur.

Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtyre mesazheve. Dyshohet se janë alarme false.

“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si



Të ndryshme
Më shumë
Thirrja publike për subvencione për pajisjen e gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojin tjetër të karburantit alternativ në automjete mbyllet më 7 korrik 7 July 2021
Prokuroria cakton burg prej 48 orësh për Dardan Krivaqën24 August 2021
Në qershor janë regjistruar dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS 9 July 2025