Nga Bota
9 October 2026
Kroacia blen 18 sisteme raketore

Muajin e kaluar, Kroacia nënshkroi kontrata me kompaninë koreano-jugore Hanwha Aerospace për blerjen e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239.

Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, tha sot në një konferencë për shtyp në Zagreb, se blerja e 18 sistemeve raketore vetëlëvizëse Chunmoo K239 është një rezultat konkret i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore kroato-koreane.

“Kroacia po blen gjithashtu sisteme moderne raketore-artilerie Chunmoo nga Koreja, ndaj kemi rezultate shumë konkrete të marrëdhënieve tona miqësore dhe bashkëpunimit,” tha Jandrokoviq në konferencën për shtyp me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë Jugore, Choom Jeong-sik.

Blerja e këtyre sistemeve raketore me lëshim të shumëfishtë nga Koreja e Jugut vlerësohet në 435,2 milionë euro (pa TVSH) dhe Hanwha Aerospace pritet t’i dorëzojë ato deri në vitin 2029.

Bëhet fjalë për të njëjtin lloj sistemesh që janë blerë tashmë nga Norvegjia, Estonia dhe Polonia,  ku kjo e fundit prodhon gjithashtu raketa për këtë sistem. /KosovaPress



Të ndryshme
Më shumë
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, reagon avokati Misetiq10 September 2026
Pse duhet të konsumoni kërpudha? 2 September 2020
Sali Berisha shpall protestë për krimet zgjedhore, denoncon manipulimet në diasporë13 May 2025