Nga Rajoni
10 October 2026
Edita Tahiri i kërkon presidentes Shiroka-Pula të dëshmojë integritetin

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje presidentes Justina Shiroka-Pula që gjatë ushtrimit të mandatit të dëshmojë integritet dhe të mbrojë Kushtetutën, unitetin dhe interesat shtetërore e kombëtare të vendit.

 

Në një postim në Facebook, Tahiri ka theksuar se Kosovës i duhet një presidente që ushtron detyrën në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me Kushtetutën, duke shprehur kritika ndaj ndikimit që, sipas saj, kryeministri Albin Kurti mund të ketë mbi institucionin e presidencës.

 

Duke iu referuar presidenteve të mëparshme, Tahiri ka përdorur shprehje të forta për të vënë në dukje pritshmëritë e saj nga presidentja e re.

 

“E patëm një presidente police, të dytën notere të kryeministrit, tash presidentja akademike duhet të demonstrojë se kemi presidente me integritet, që mbron unitetin, interesat shtetërore dhe kombëtare, në pajtim me Kushtetutën”, ka shkruar ajo.

 

Tahiri ka pretenduar gjithashtu se Kushtetuta e Kosovës është shkelur ndër vite nga qeveria, duke e bërë mbrojtjen e saj një nga çështjet kryesore të deklaratës.



Të ndryshme
Më shumë
zgjedhjeve kaloi mirë, procesi i votimit ishte i qetë16 July 2020
Maqedonia në shekullin 21 me premtime për probleme mesjetare 4 October 2021
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të dhe 79-të15 June 2021