Nga Vendi
15 June 2021
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të dhe 79-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 11:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të, mbledhje tematike, ku do të shqyrtohen më shumë informacione për kyçje të kontratave për projekte infrastrukturore nga programi TAV me 23 komuna.

Në orën 13:00, do të fillojë mbledhja e 79-të me më shumë pika në rendin e ditës nga Programi qeveritar për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje, para ministrave, për shqyrtim do të jetë edhe procesverbali nga mbledhja e 41-të e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID-19, mbajtur më 14.06.2021, në të cilin janë përfshirë propozimet më të reja të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.



Të ndryshme
Më shumë
“Nuk më pëlqejnë”, Ema zbulon se nuk do të bëjë dasmë22 June 2021
Siljanovska-Davkova uron Kosovën për 18-vjetorin: “Pres thellimin e partneritetit dhe integrimin evropian”17 February 2026
Pendohet Pique, jep njoftimin e papritur: Do t’i rikthehem futbollit10 January 2024