ShowBiz
29 July 2020
Shpërthen Dafina Zeqiri: T’ju vijë turp që i thoni vetes patriotë

Së fundmi shumë njerëz të thjeshtë dhe personazhe të njohur të showbizit i kanë bërë thirrje “Apple” që të vendosë Kosovën në hartë dhe t’i japë vendin që i takon.

Dafina Zeqiri është një ndër këto personazhe që i është bashkuar kësaj nisme. Së fundmi ajo është revoltuar sepse ka pritur më shumë reagime.

Ajo ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shkruan se duhet t’i vijë turp personave që rrinë gjatë gjithë kohës në telefon, por nuk bëjnë qoftë edhe një postim për Kosovën.

“Duhet me ju ardh marre juve qe i thuni vetes “patriota” e s’po keni “vakt” me hi online n’telefon (aty ku rrini ton diten e naten e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shume se qe e supportoni). Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu per t’drejtat tona n’Kosove jo? Edhe ju kolegt e mi nga Kosova e Shqiperia!”,  ka shkruar këngëtarja.



Të ndryshme
Më shumë
Kush e ftoi Bregoviqin në Korçë? Bashkia apo Birra Korça? 6 August 2021
Georgievski: Në Bullgari po e trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes 12 September 2026
Fluturimi i parë direkt Toronto–Tiranë, moment historik për marrëdhëniet shqiptaro-kanadeze19 June 2026