ShowBiz
10 October 2026
Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave e daireve në dasmën e vëllait

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj, në një atmosferë të mbushur me muzikë dhe tradita shqiptare.

Artistja është shfaqur duke kërcyer valle shqiptare në shtëpinë e saj, mes ritmeve festive dhe muzikës popullore, duke iu bashkuar familjarëve në këtë gëzim familjar.

Në pamjet e publikuara nga festa, Bebe shihet duke ia marrë valles së bashku me të afërmit, ndërsa atmosfera karakterizohet nga traditat që shoqërojnë dasmat shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur edhe më herët me krenari për prejardhjen e saj, duke treguar se traditat dhe muzika shqiptare zënë një vend të veçantë në jetën e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Mexhiti: mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare, përfshirë LPK-në29 June 2026
Finance Think rekomandon rritje graduale të çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni29 June 2021
Adriana Matoshi i bashkohet Paradës së Krenarisë LGBT 1 July 2021