Nga Bota
5 July 2021
Gjykata e shpall të pafajshëm dhe e liron qytetarin, por polici e vret

Një burrë në Pakistan, i cili u shpall i pafajshëm u vra nga një polic, të cilit nuk i pëlqeu vendimi i gjykatës.

Muhammad Waqas u vra me hanxhar në Sadiqabad nga një polic 21-vjeçar, i cili kishte vetëm një muaj që kishte nisur punë.

Waqas ishte akuzuar për blasfemi në vitin 2016, pasi kishte postuar në internet përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhamed.

Por, vitin e kaluar, gjykata në Lahore e shpalli të pafajshëm për çdo akuzë dhe e liroi.

Një zëdhënës i policisë tha për Reuters: “Waqas po qëndronte i fshehur pasi u lirua. U kthye në shtëpi vetëm disa javë më parë dhe ndodhi ajo që ndodhi”.



Të ndryshme
Më shumë
Ja ku i la fëmijët Arjola Demiri që hyri në “Big Brother VIP” 7 October 2021
Arta Bajrami nuk njihet nga e kaluara 3 August 2021
Fevziu: Dështimi i Perëndimit në Afganistan do të ketë pasoja të mëdha17 August 2021