Nga Bota
23 June 2021
E refuzuan vaksinën, mbi 150 punëtorë spitali shkarkohen ose japin dorëheqje

Më shumë se 150 punëtorë të një spitali në Houston dhanë dorëheqje ose u shkarkuan të martën, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për vaksinim kundër Covid-19.

Një zëdhënës i spitalit “Houston Methodist Baytown” tha se në mesin e 200 punëtorëve që iu kërkua marrja e vaksinës deri më 7 qershor ose përballen me pezullim dyjavor, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan.

Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Rasti për atë se sa larg mund të shkojnë institucionet e kujdesit shëndetësor për t’i mbrojtur pacientët dhe të tjerët nga koronavirusi ka marrë vëmendje të madhe. Besohet se ky është rasti i parë i këtij lloji në ShBA, por nuk pritet që këtu të jetë fundi i botës.

Gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se nëse nuk iu pëlqen kërkesa për vaksinim, ata mund të shkojnë dhe të punojnë në ndonjë vend tjetër.

Sidoqoftë, paraqitësja e ankesës, infermierja Jennifer Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të luftojmë për goxha një kohë”, tha ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Werderi dhe Rashica nuk ia dalin në shtëpi, mbetja në Bundesliga do të diskutohet në ndeshjen e kthimit 2 July 2020
Vajza viziton varrin e babait dëshmor në ditën e martesës20 August 2021
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe22 November 2025