Nga Rajoni
10 October 2026
Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Enver Hasani ka deklaruar se, nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për këtë gjykatë, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

Sipas Hasanit, për një vendim të tillë nuk kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve të komunitetit serb.

“Nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për Gjykatën Speciale, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit 2014 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare dhe nuk kërkohen 2/3 e votave të komunitetit serb”, ka deklaruar Hasani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja 6 March 2026
“Kisha dashtë me qenë në vendin e tyre”, ish-luftëtarja flet për mbështetjen që po u jepet ish-krerëve të UÇK-së28 September 2026
Ahmeti: Të mos trembet askush nga kryeministri i parë shqiptarë në RMV, ne marrim hisen tonë 1 July 2020