Nga Vendi
23 February 2026
BDI mbron rikthimin e Grubit: “Proces transparent, pa standarde të dyfishta dhe me respektim të prezumimit të pafajësisë”

Shkup – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Artan Grubi për t’u kthyer në vend, duke theksuar se ky hap krijon mundësi për një procedurë transparente, të drejtë dhe të paanshme.

Në reagimin zyrtar, BDI thekson se pret që procesi të zhvillohet sipas standardeve më të larta të sundimit të ligjit, me transparencë të plotë dhe në përputhje me interesin publik. Partia kërkon respektim të prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale gjatë gjithë procedurës.

“Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike. Vetëm një proces i drejtë dhe profesional i shërben së vërtetës, institucioneve dhe besimit të qytetarëve”, thuhet në qëndrimin e BDI-së.

Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për rastin, BDI njofton se do ta ndjekë me vëmendje procesin në të gjitha fazat e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Rritet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni30 August 2021
BDI: Në gjashtë komuna bartëse të listave janë femra, fuqizojmë rolin e femrës në shoqëri14 September 2021
Donaldi apo Romeo? Sabiani në dilemë për binjakët te “Kosherja”: Kë të marr dhe kë të lë?11 April 2022