Sport
14 September 2020
Fitoren më të thellë e ka 1-0, Shqipëria zyrtarizon miqësoren e rradhës me kundërshtarin ‘qesharak’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor 2020.Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.Skuadra e Gjibraltarit në 12 ndeshjet e fundit ka vetëm 11 humbje dhe 1 fitore. Suksesin më të thellë e ka 1-0!



Të ndryshme
Më shumë
Elon Musk i ofrohen miliona për të luajtur në një filmin pornografik13 August 2021
Këngëtarja e njohur hyn nesër në “Big Brother VIP”?21 October 2021
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve pas rinumërimit dhe hetimeve për manipulim votash 9 February 2026