Nga Rajoni
2 May 2025
Shqipëria do të financojë me 10 milionë dollarë projektin e Mira Muratit

Shqipëria do të bashkë-financojë me 10 milionë dollarë platformën e re në drejtim të Inteligjencës Artificiale që ish-shefja e teknologjisë e “Open AI”, Mira Murati po ndërton, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë ka depozituar kërkesën për fonde pranë Ministrisë së Financave. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të Inteligjencës Artificiale që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese të CHATGPT. Startupi i ri i Inteligjencës Artificiale I themeluar nga shqiptarja Mira Murati, po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete. 



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Kemi kërkuar ekspert nga vendet e BE-së për të zbuluar shkaqet e zjarrit 9 September 2021
Artan Grubi: “BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë”28 October 2021
ASH: Projekligji për organizimin e lojërave të fatit përmban 199 nene, asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e VLEN-it për mbylljen e bastoreve 5 July 2025