Nga Vendi
30 June 2026
Shkupi mirëpret komandantin e NATO-s, në fokus siguria rajonale dhe mbrojtja

Me ceremoni solemne ushtarake, Shkupi mirëpriti sot Komandantin e Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjeneralin Alexus G. Grynkewich, i cili u takua me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski. Vizita do të vazhdojë edhe nesër me takime të tjera, ku në qendër të diskutimeve do të jenë siguria rajonale, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, palët pritet të trajtojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet anëtare të Aleancës dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.



Të ndryshme
Më shumë
Bushi: Avancojmë standardet sociale dhe profesionale për uniformat blu30 June 2021
50 thënie frymëzuese nga njerëz të famshëm që kanë njohur suksesin në jetë27 December 2020
Të gjitha shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe çfarë duhet të dinë25 June 2021