Nga Vendi
7 March 2026
LSDM anulon marshin e 8 Marsit dhe i bashkohet protestës qytetare në Shkup

LSDM ka vendosur të anulojë marshin tradicional të 8 Marsit që ishte planifikuar të mbahej në Bogdanci dhe të bashkohet me protestën qytetare “Nuk do të zhdukemi”. Lajmin e bëri të ditur kryetari i partisë, Venko Filipçe, gjatë një konference për media.

Filipçe theksoi se vendimi vjen pas ngjarjes tragjike në Shkup, ku humbën jetën një nënë dhe fëmija i saj, një rast që sipas tij ka tronditur thellë opinionin publik.

Ai deklaroi se kjo nuk është vetëm një tragjedi individuale, por një tregues i një problemi më të thellë në shoqëri. Filipçe u shpreh se, kjo nuk është një tragjedi individuale, por një tjetër provë e problemit sistemik të dhunës ndaj grave, reagimit joadekuat të institucioneve dhe dështimit të tyre për t’u përballur me këtë problem.

Sipas tij, LSDM nesër do të jetë në mesin e qytetarëve për të kërkuar më shumë përgjegjësi nga institucionet. Ai shtoi se, do të jemi si qytetarë së bashku me qytetarët për të thënë mjaft më me gratë dhe fëmijët e vdekur për shkak të mosreagimit të institucioneve.

Filipçe sqaroi se LSDM nuk është organizatore e protestës së paralajmëruar, por anëtarët dhe mbështetësit e partisë do të marrin pjesë si qytetarë.



Të ndryshme
Më shumë
Bastisje në për lëndë narkotike në Radovish, ndalohet një person15 July 2025
Testet e shpejta për Kovid-19 do të kushtojnë 1.000 denarë18 October 2020
Komuna e Tetovës dhe Parku Kombëtar “Mali Sharr” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi10 July 2025