ShowBiz
5 November 2026
Hati prezanton “partnerin” e saj, ndan videon në TikTok

Influencuesja e njohur shqiptare, Hati, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video interesante, ku ka provuar një filtër që gjeneron karakteristikat e një mashkulli, duke nxitur kuriozitet me rezultatet e tij.

Në videon e publikuar, filtri i sugjeron një mashkull 27-vjeçar, me gjatësi prej 2.59 centimetrash, peshë 84 kilogramë dhe me profesion boksier.

Por ajo që e bën edhe më interesante videon është kombësia e përzgjedhur nga filtri, i cili tregon se mashkulli është spanjoll, ndërsa statusi i tij sentimental rezulton të jetë “i komplikuar”.

Në fund, filtri zbulon edhe shkronjën e parë të emrit të mashkullit misterioz, që rezulton të jetë “C”. Hati e përcjell gjithë procesin me reagime dhe mimika, duke e kthyer videon në një moment argëtues.

Natyrisht, bëhet fjalë për një lojë të rastësishme në TikTok dhe jo për ndonjë zbulim real nga jeta sentimentale e influencueses. Megjithatë, rezultatet e pazakonta të filtrit i japin videos një dozë humori dhe kurioziteti.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron rritje të çmimit të derivateve nga nesër 5 July 2026
Ndryshime në qeveri, VMRO-DPMNE merr Shëndetësinë dhe Politikën Sociale30 June 2026
Zhvishet Trejsi Sejdini, “çmend” Instagramin20 October 2021