Nga Vendi
30 June 2026
Ndryshime në qeveri, VMRO-DPMNE merr Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se rikonstruimi i Qeverisë në gjysmën e mandatit synon të sjellë “energji të re” dhe përmirësim të funksionimit të ekzekutivit. Në një intervistë për emisionin “Direktno” në TV Telma, ai tha se propozimet do të kalojnë fillimisht në Komitetin Ekzekutiv të partisë dhe më pas do të dorëzohen në Kuvend për votim, duke theksuar se kjo është “procedura dhe praktika standarde”. Mickoski bëri të ditur se VMRO-DPMNE do të marrë drejtimin e dy ministrive kyçe, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, të cilat deri tani udhëhiqeshin nga partnerët e koalicionit. Ai shtoi se partneri VLEN do të menaxhojë Ministrinë e Kulturës, Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ZNAM do të marrë Ministrinë e Bujqësisë dhe një pozitë shtesë të zëvendësministrit që pritet të plotësohet në vjeshtë. Sipas tij, ndryshimet janë pjesë e një procesi që synon përshtatjen me prioritetet e reja të qeverisjes dhe forcimin e performancës institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
Viber prezanton eSIM dhe përditëson rregullat, shërbime të reja dhe më shumë kontroll mbi privatësinë27 March 2026
Ardi Behari emërohet drejtues i Sektorit të Edukimit në FSHF18 March 2026
“Rrini bashkë”, djali i Kadri Veselit telefonoi nënën dhe vëllezërit pas dënimeve në Hagë16 September 2026