Nga Vendi
8 July 2021
Sot 19 raste të reja me COVID-19: 11 në Tetovë dhe 8 në Shkup

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.518 testime për coronavirus, ndërsa 19 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 11 janë në Tetovë dhe 8 në Shkup.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 4 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.760, prej të cilëve 150.118 janë shëruar, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 korrik) është 156./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
VMRO i thotë PO kryeministrit shqiptar 5 August 2020
VLEN: Garantojmë bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë ndërkombëtarë20 May 2025
Kasami: Besa do të mbështesë Qeverinë derisa sa është e përcaktuar drejt rrugës drejt BE-së 2 November 2021