Nga Vendi
21 September 2021
Regjistrimi i diasporës , Selami: Aplikacioni pre e hakerëve , regjistroni të afërmit

Pak ditë para përmbylljes së procesit më të rëndësishëm statistikor në vend, interesimi i qytetarëve për t’u regjistruar, vazhdon të jetë i lartë dhe dje u tejkalua shifra prej 1 milion të regjistruarish.

Megjithatë vazhdojnë problemet në sistem. Zëvendësdrejtori i ESHS-së apeloi sot nga Kërcova në një prononcim për TV21, që mërgimtarët t’u dërgojnë të dhënat familjarëve për t’i regjistruar këtu , në mënyrë që të regjistrohen të gjithë pa pasur frikë për sulme kibernetike të vazhdueshme të sistemit.

Në Kërçovë deri tani janë regjistruar 22 mijë qytetarë.

“Ka problem edhe në ueb faqen dhe aplikacionin për regjistrim të diasporës kemi sulme të vazhdueshme kibernetike në atë ueb faqe.

Prandaj them që të jemi të sigurt për gjithçka do të kisha bë apel bashkëqytetareve tanë që janë në mërgatë të mos presin të regjistrohen në aplikacion por le ti dërgojnë numrat amë te të afërmit e tyre këtu në RMV dhe regjistruesi do të regjistrojë bashkë me familjarët e tyre.”,- tha zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami.



Të ndryshme
Më shumë
Festoi ditëlindjen në një tavolinë me burrin dhe ish-burrin, gazetarja shqiptare: Mund ta duash prap ish-in, dashuria mbetet gjithmonë30 June 2021
Kur Ronaldo “betohej” se nuk do luante për Cityn, ia kujton edhe Rooney27 August 2021
Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit10 September 2020