Nga Rajoni
9 March 2026
Ambasada e Shqipërisë në Kanada shpërndan lule në Otava dhe Toronto në nder të 8 Marsit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një gjest simbolik në qytetet Otava dhe Toronto, duke shpërndarë lule në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për gratë.

Në mesazhin e publikuar me këtë rast theksohet rëndësia e rolit të grave në familje dhe në shoqëri. “Në këtë 8 Mars, nderojmë dhe vlerësojmë rolin e pazëvendësueshëm të grave në familje, në shoqëri dhe në çdo fushë të jetës. Gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë një burim force, përkushtimi dhe frymëzimi, duke kontribuar çdo ditë në zhvillimin e komuniteteve tona, brenda dhe jashtë atdheut”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Sipas njoftimit, ky gjest simbolik u realizua duke dhuruar lule për disa gra në rrugë, si shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre të përditshëm.

Me këtë rast u shpreh edhe mirënjohje për të gjitha gratë që, përmes punës, mençurisë dhe përkushtimit të tyre, kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për familjen dhe shoqërinë.



Të ndryshme
Më shumë
Çmimi në Big Brother VIP do të jetë 100 mijë euro18 August 2021
Vuçiq mungon në Samitin BE-Ballkani Perëndimor 1 July 2025
NATO flet qartë: Pakti Kosovë–Shqipëri–Kroaci forcon stabilitetin, jo tensionet14 February 2026