Nga Vendi
22 July 2021
Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Konsumimi i kanabisit nuk është vepër penale

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se dispozitat aktuale të Kodit Penal përdorimi i kanabisit nuk është vepër penale.

“Përdorimi rekreativ personal i kanabisit nuk është një krim sot, por praktika tregon se ka paqartësi ose abuzime në terren dhe ne kemi situata kur njerëzit që përdorin kanabis për përdorim personal akuzohen për qëllime shitjeje” thuhet në deklaratën e Qeverisë maqedonase.

Sipas mediave fqinje, Qeveria pritet të konfirmojë shprehimisht në ndryshimet në vazhdim të Kodit Penal me një formulim të qartë se përdorimi personal nuk është një krim, domethënë që një person që konsumon kanabis për përdorim personal rekreativ ose mjekësor nuk mund të shkojë në burg.

Do të jetë e nevojshme të përcaktohet termi përdorim personal, për të cilin kërkohen zgjidhje ligjore dhe normative.



Të ndryshme
Më shumë
Humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: O shpirt, a po të mungon mami! Zot më merr dhe mua! Pse s’vdiqëm dhe ne me ty19 August 2021
SPB Tetovë: Janë kryer 197 vepra penale për shkelje të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë28 October 2021
Flet gruaja që ishte rrëmbyer në moshën 10 vjeçare: Më mbajti 8 vjet, donte që të ndihesha si viktimë e nazistëve 6 August 2021