ShowBiz
20 August 2021
Këngëtarja shqiptare tregon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Spektakli i famshëm “Big Brother” do kthehet pas katër vitesh në televizionet shqiptare. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të ketë konkurrent njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, e cila edhe këtë herë do të jetë moderatore e këtij formati reality-show në formatin “VIP”.

Para pak ditësh është publikuar edhe promoja e këtij spektakli, ndërsa emra të ndryshëm janë përmendur si pjesëmarrës, e që deri tani nuk është konfirmuar ndonjë pjesëmarrës.

Një ndër emrat që është lakuar që mund të jetë pjesëmarrëse në këtë “reality show” ka qenë edhe ai i Greta Koçit, e cila së fundmi ka thyer heshtjen dhe ka dhënë një përgjigje për të gjithë.

Përmes një pyetësori në rrjetin social “Instagram”, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ku njëra ndër to ka qenë se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

Përgjigja e këngëtares ka qenë e shkurtër, “Jo”, duke i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha dyshimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Adriana Matoshi: Tmerr çka po përjetojnë vajzat dhe gratë tona23 August 2021
Pse u konvertua nga musliman, në të krishterë: Lexoni 6 fakte për Konicën 1 July 2021
Nuk kalojnë as 24 orë, ministrja Gërvalla gabon sërish në Twitter 9 September 2021