Nga Bota
23 November 2026
Nga janari 2027 rriten shtesat për fëmijë në kantonin Jura në Zvicër, zbulohet sa do të marrin familjet

Familjet në kantonin Jura të Zvicrës do të përfitojnë shtesa më të larta për fëmijët nga 1 janari 2027. Qeveria kantonale ka vendosur rritjen e ndihmave familjare për t'i përshtatur ato me rritjen e kostos së jetesës.

Sipas vendimit të ri, shtesa mujore për fëmijë do të rritet nga 275 në 295 franga zvicerane, ndërsa për të rinjtë që ndjekin shkollimin ose formimin profesional do të arrijë në 350 franga, nga 325 sa është aktualisht.

Rritje do të ketë edhe për pagesën e njëhershme në rast lindjeje ose birësimi të fëmijës, e cila do të kalojë nga 1.500 në 1.605 franga.

Sipas autoriteteve të Jura-s, përshtatja e fundit e këtyre përfitimeve ishte bërë në vitin 2020, shkruan Blick.

Rritja e re do të financohet përmes kontributeve të punëdhënësve, transmeton Telegrafi.

Përveç ndryshimit të shumave, qeveria kantonale ka paralajmëruar edhe një shqyrtim të masave të tjera për mbështetjen e familjeve, në bashkëpunim me partnerët socialë dhe ekonomikë.

Në këtë proces do të merren parasysh fuqia blerëse e familjeve dhe gjendja ekonomike. Vendimi vjen në një kohë kur edhe kantone të tjera zvicerane kanë përshtatur shtesat familjare për shkak të rritjes së çmimeve.

Megjithatë, rritja e paralajmëruar vlen për kantonin Jura dhe nuk zbatohet automatikisht në të gjithë Zvicrën.



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën21 July 2021
Transformim rrënjësor i Institutit të Anatomisë Patologjike me investim 650 mijë euro13 March 2026
BDI: Ne punuam për të siguruar financimin e Korridorit 8, ata që tash fotografohen para këtij projekti, dikur propagandonin që të ndalohet 4 May 2025