Nga Rajoni
13 March 2026
Transformim rrënjësor i Institutit të Anatomisë Patologjike me investim 650 mijë euro

Instituti i Anatomisë Patologjike ka përfunduar një transformim të plotë të katit të parë të Instituteve Paraklinike me një investim prej 650 mijë eurosh në një sipërfaqe prej afër 1000 m². Transformimi ka qenë rrënjësor, duke ruajtur vetëm muret mbajtëse dhe pllakat e meskatit, ndërsa të gjitha hapësirat e tjera janë rindërtuar dhe pajisur nga e para.

Në kuadër të projektit janë zgjeruar dhe pajisur me inventar modern Laboratori i Imunohistokimisë dhe Laboratori i Patologjisë Molekulare, janë riorganizuar dhomat e patologëve për më shumë specialistë dhe janë funksionalizuar hapësirat përcjellëse për punë të përditshme.

Gjithashtu janë përmirësuar hapësirat për marrjen e mostrave, sporteli në korridor, dhoma e rojes, sallat e studentëve dhe zyrat e profesorëve të patologjisë. Ky transformim shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit rrënjësor të shëndetit dhe shëndetësisë publike.



Të ndryshme
Më shumë
Tatuazhi që po habit internetin 6 August 2021
Shttt! Getinjo sjellë foton e të dashurës së tij?! 6 July 2021
Kështu mund t’i pengoni hakerët që mundohen t’ua vjedhin të dhënat nga telefoni29 July 2021