Nga Bota
30 August 2021
OBSH: Mësuesit dhe punonjësit në shkolla duhet të kenë prioritet për vaksinim

Mësuesit dhe punonjësit në shkolla duhet të kenë prioritet për vaksina kundër Kovid-19, pasi shkollat ??duhet të qëndrojnë të hapura për nxënësit, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF.

Masat për të siguruar që shkollat ??mund të qëndrojnë të hapura “përfshijnë ofrimin e vaksinës kundër Kovid-19 për mësuesit dhe stafin tjetër të shkollës si pjesë e popullatës së synuar në planet kombëtare të vaksinimit,” theksojnë agjencitë e OKB-së në kumtesën.

Përderisa shkollat ??rihapen pas pushimeve verore, agjencitë theksojnë se është “jetike që mësimi në klasë të vazhdojë pa ndërprerje”, pavarësisht përhapjes së variantit më ngjitës Delta të koronavirusit.

“Kjo është vendimtare për edukimin e fëmijëve, shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore, që shkollat? të ndihmojnë me qëllim që fëmijët tanë të jenë anëtarë të lumtur dhe produktivë të shoqërisë,” theksoi Hans Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH -së për Evropën.

“Pandemia e ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofale në arsim në histori,” shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Para se të vjen në Shqipëri, këngëtari nacionalist serb, Bregoviq pranoi dekoratë të veçantë nga Vuçiqi 5 August 2021
Reshjet e shiut bllokojnë Liqenin e Komanit nga mbeturinat18 October 2020
Banorët në Big Brother VIP denigrojnë debatin me gjeste fyese20 October 2021