Nga Vendi
14 September 2026
Ndizet “Flakadani i Lirisë” në Shipkovicë për krerët e UÇK-së

Në Shipkovicë është ndezur sonte “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ndezja e flakadanit vjen në prag të 16 shtatorit, kur pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, njofton TS.

Nga Shipkovica përcillet mesazhi i mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa flakadani simbolik ndriçoi mbrëmjen në një moment me ngarkesë të veçantë për shqiptarët.

Pamjet nga Shipkovica kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Shipkovica sonte me “Flakadanin e Lirisë” për krerët e UÇK-së.



Të ndryshme
Më shumë
Kështu do dukej sot Michael Jackson nëse nuk do kishte operacione plastike31 August 2021
Studentët në protestë kundër Qeverisë Rama: Çfarë kërkojnë dhe pse u përshkallëzua situata?14 October 2026
Bekir Halimi reagon pas shpalljes “non grata”: Nuk kam marrë njoftim zyrtar, po pres konfirmim nga Ambasada 4 August 2026