Nga Vendi
11 October 2026
Lloga: Rastet e dhunës policore në Saraj, Kumanovë dhe Gostivar duhet të alarmojnë institucionet

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga Prokuroria për rastet e dyshuara të dhunës policore në Saraj, Kumanovë dhe Gostivar.

Duke reaguar në Facebook, Lloga ka përmendur rastin e dy vëllezërve nga Kumanova, të cilët pretendojnë se janë rrahur nga tre policë. Sipas tij, zyrtarët policorë të përfshirë tashmë janë denoncuar te Kontrolli i Brendshëm.

Ai kërkon që MPB-ja të ndërmarrë masa ndaj çdo zyrtari për të cilin dyshohet se ka shkelur ligjin, ndërsa paralajmëron se tolerimi i rasteve të tilla mund të dëmtojë besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë.

„Rasti në Saraj, ky në Kumanovë dhe rasti i fëmijës 11-vjeçar në Gostivar duhet të jenë alarm për institucionet“, ka theksuar Lloga.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke hetuar edhe rastet e tjera të mundshme të dhunës policore që mund të mos jenë raportuar.

Lloga thekson se çdo pretendim për dhunë policore duhet të hetohet institucionalisht dhe se përgjegjësia duhet të përcaktohet mbi bazën e provave dhe procedurave ligjore.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe tregon se kush do ta marr dozën e tretë të vaksinës23 September 2021
KSHZ-ja refuzon të gjitha 57 ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale24 October 2025
LSDM-ja do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë 5 July 2021