Nga Rajoni
16 September 2026
Edi Rama reagon ashpër pas vendimit në Hagë: “Marre!”

 

Edi Rama ka reaguar ashpër pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e përshkruar me një fjalë qëndrimin e tij ndaj procesit: “Marre”.

Kryeministri i Shqipërisë ka shprehur më herët publikisht mbështetjen e tij për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, duke e cilësuar procesin si “farsë” dhe duke thënë se “lirinë nuk ia merr dot askush, askund”. Në reagimin e tij, Rama e ka lidhur qëndresën e Thaçit me historinë e Kosovës dhe besimin te liria.

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë erdhi pas një procesi gjyqësor që nisi në prill të vitit 2023 dhe përfundoi me deklaratat përmbyllëse në shkurt të këtij viti.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Reagimi i Ramës vjen në një ditë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes në Kosovë dhe Shqipëri debatin mbi procesin në Hagë dhe pasojat e tij për ish-drejtuesit e UÇK-së.

 



Të ndryshme
Më shumë
Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, në vendbanimin shqiptar, ku banorët flenë mbi tokën me 500 milionë ton ari29 June 2020
FOTO/ Klaudia Pepa pozon n*do në oborrin e shtëpisë/ Po a panë gjë fqinjët e saj?!20 July 2020
Mediat gjermane: Ali Ahmeti është një luftëtarë i pa kompromis dhe një njeri me plane të mëdha19 July 2020