Sport
11 October 2026
Bordalas nuk ka dyshime: Lamine Yamal mund ta fitojë 'Topin e Artë'

Trajneri i Getafes, Jose Bordalas, beson se ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka potencialin për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen.

Pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës në “Spotify Camp Nou”, Bordalas vlerësoi cilësitë e sulmuesit të ri, duke theksuar aftësinë e tij për të bërë diferencën në fushë.

“E dimë të gjithë nivelin e Lamine Yamalit. Ai është fantastik dhe shumë i vështirë për t’u ndalur, pavarësisht masave që merr kundërshtari. Është shumë i mirë në duelet një kundër një, në finalizim dhe në pasime”, deklaroi Bordalas.

 

Trajneri i Getafes shkoi edhe më tej, duke shprehur bindjen se Yamal mund të arrijë majat e futbollit botëror.

“Ai do të përmirësohet edhe më shumë dhe mund ta fitojë Topin e Artë. Nuk kam asnjë dyshim”, theksoi ai.

Ndërkohë, Bordalas u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke kritikuar gabimet individuale që, sipas tij, ia lehtësuan fitoren Barcelonës.

“Pësuam gol që në minutën e parë dhe ia vështirësuam vetes ndeshjen. Edhe goli i dytë ishte dhuratë, ndërsa i treti erdhi pas një gabimi në markim. Kundër një skuadre si Barcelona, detajet bëjnë diferencën”, përfundoi trajneri i Getafes. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kida thekson linjat trupore në paraqitjen e radhës me bikini 5 August 2020
Inspektorati shtetëror i tregut për Alsat konfirmoi abuzimet me vauçerët 2 August 2020
Kryetari i Parlamentit malazez nuk pranon të shkarkohet për glorifikimin e Mlladiqit24 September 2026