Nga Rajoni
22 March 2026
Tensione në protestë, shoqërohen protestues dhe përplasje me policinë në Tiranë

Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para të protestuesve gjatë tubimit të opozitës në Tiranë, pas përshkallëzimit të situatës dhe përplasjeve me forcat e rendit.

Gjatë protestës, Flamur Noka tentoi të çajë kordonin policor, duke u mbështetur edhe nga protestues të tjerë, të cilët arritën të depërtojnë përtej rrethimit, çka solli rritje të tensioneve në zonë.

Në reagim, policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës dhe rikthimin e kontrollit të situatës.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar nga protesta, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua si pasojë e ekspozimit ndaj gazit lotsjellës.



Të ndryshme
Më shumë
Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për qytetarët e Ballkanit Perëndimor14 July 2020
Pas ndarjes së bujshme, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit nis një lidhje të re20 August 2021
Geer: Jemi të përkushtuar për fillim sa më të shpejtë të bisedimeve me RMV21 June 2021