Nga Rajoni
18 September 2026
Djali i Jakup Krasniqit: Ajo që ndodhi në Hagë s’është çështje e katër individëve, por e një historie shumë më të madhe

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka mbajtur fjalim në protestën e sotme kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj babait të tij dhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

Ai tha se lufta e UÇK’së ishte luftë për liri dhe dinjitet dhe se si e tillë duhet të mbrohet.

“Prandaj, ajo që ndodhi në Hagë s’mund ta shohim si një çështje vetëm ndaj katër individëve. Për ne ky aktgjykim prek një histori shumë më të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik, i çdo të zhdukuri, familjet e të cilëve ende i kërkojnë”.

Krasniqi tha se nuk duhet dorëzuar së kërkuari drejtësi dhe se s’mund të ketë dënime mbi prova të fabrikuara.

“Ne nuk do të dorëzohemi, sepse nëse dorëzohemi sot, nuk do të na gjykojë vetëm e kaluara, por edhe e ardhmja. Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”.

“Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Provat duhet të shqyrtohen me paanshmëri, dëshmitë duhet të vlerësohen me drejtësi dhe askush nuk duhet të dënohet me prova të fabrikuara”.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pas Kosovës e Maqedonisë, gjenerali Clark e viziton edhe Shqipërinë 9 July 2021
Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” dhe policisë 4 January 2026
Austria fut Kosovën në listën e gjelbër të Covid-19 6 July 2021