Nga Rajoni
17 March 2026
Kosova nis zbatimin e ligjit për të huajt, mbi 100 shtetas regjistrojnë adresat

Në ditën e parë të zbatimit të Ligjit për të Huajt në Kosovë, mbi 100 shtetas të huaj kanë regjistruar adresat e tyre, pa marrë parasysh qëllimin e vizitës. Deklarimi mund të bëhet në stacionin më të afërt policor ose përmes platformave online të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qëndrim Bytyqi, Drejtor i Zyrës Ligjore në MPB, tha Pjesa më e madhe përfshin komunitetin serb, por ka edhe prej tyre një numër i konsiderueshëm që janë shtetas të Shqipërisë, por edhe shtetas të vendeve të tjera të cilët kanë hy në Kosovë këto dy ditë.

Ligji parasheh që të gjithë shtetasit e huaj që punojnë e jetojnë në Kosovë të pajisen me leje qëndrim. Me marrëveshjen me Bashkimin Evropian, qytetarët serbë me dokumente të lëshuara nga institucionet paralele përfitojnë lehtësira dhe leje qëndrim njëvjeçare. MPB thekson se këto masa nuk janë diskriminuese, duke shpjeguar Këto lehtësira janë bërë për personat të cilët nuk kanë pasur dokumente të rregullta dhe nuk kanë muajt me u pajis me leje qëndrim, përndryshe, për pjesën tjetër të shtetasve serbë dhe që jetojnë në Serbi dhe që të punojnë në Republikën e Kosovës, nuk ka lehtësira, procedura janë të njëjta.

Vendimi i ekzekutivit ka marrë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, por analistët e kritikojnë si të disfavorshëm dhe me zbatim të dyfishtë të ligjit. Afrim Kasolli tha Është i disfavorshëm për Kosovën sepse transmeton një sinjal negativ ku sundimi i ligjit shndërrohet në kategori sa i përket zbatimit të dyfishtë të tij.

Komuniteti serb ka tre muaj kohë për t’u përfshirë në regjistrin Civil të Kosovës, ndërsa kryetarët e komunave me shumicë serbe pritet të ofrojnë listat e punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti sot dhe nesër në Hagë 2 September 2020
Adriatik Lapaj nis protestën pa ndërprerje përballë Kryeministrisë 9 December 2025
Familja nga Tetova bëjnë dasëm edhe pse të gjithë rezultuan pozitv me COVID-1910 August 2021