Nga Vendi
10 August 2021
Gjendet shqiptarja nga Maqedonia që kishte humbur kontaktet me familjen

Shqiptarja Valbona Gjikova, e cila që prej orës 10:00 të ditës së djeshme kishte humbur gjurmët, është bërë e gjallë.

Valbona ishte nisur nga Maqedonia e Veriut ku edhe ishte e martuar, drejt Elbasanit për të takuar prindërit, por nuk mbërriti kurrë në destinacion. Pas alarmit që mostra e saj ngriti në rrjete sociale e më pas në Top Channel, Valbona ka mundur të kontaktojë me familjen.

“Mami, mos u mërzit jam këtu në plazh. Ok! Internet, lek, shumë ok unë do të vij të premten, ty të pucc”, ishte mesazhi që ai i kishte dërguar nënës.

Motra e saj ngriti shqetësimin pak më herët, sepse i druhej faktit se Valbona, e cila kishte probleme edhe me dëgjimin, mund të ishte në rrezik.



Të ndryshme
Më shumë
Në Manastir dalja në rrethin e dytë është më e madhe se në zgjedhjet e vitit 201731 October 2021
MASH Maqedoni: Shpallet thirrja për financimin e projekteve hulumtuese të institucioneve shkencore, me interes të lartë strategjik dhe kombëtar 9 August 2021
Bertan Asllani në lidhje dashurie me aktoren e njohur turke17 June 2021