Nga Rajoni
21 April 2026
Haradinaj: Beteja e Baballoqit hapi një epokë të re të luftës çlirimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Baballoqit, duke e cilësuar atë si një ngjarje që shënoi fillimin e një epoke të re në historinë e luftës çlirimtare në Kosovë. Ai theksoi se 21 prilli 1998 solli nisjen e luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit dhe mobilizimin e burrave dhe grave nën emblemën e UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Haradinaj kujtoi edhe figura të ndryshme të rënies dhe rezistencës, duke përmendur Armend Dacin, Adrian Krasniqin, Edmond Hoxhën dhe Isa Kastratin, të cilët sipas tij kontribuan në vazhdimësinë e luftës çlirimtare. Ai tha se “emrin e tij do ta nderonte në beteja deri në çlirim, Brigada 172 e Zonës Operative të Karadakut”.

Po ashtu, Haradinaj përkujtoi edhe viktimat civile të viteve të luftës, duke përmendur raste të ekzekutimeve në disa fshatra të Kosovës, përfshirë Grashticën, Nakaradën, Dragaqinën dhe Sopijën. Ai tha se, “sa më shumë që afrohej liria, shteti serb intensifikonte terrorin ndaj popullatës civile”.

Në fund të mesazhit të tij, Haradinaj shprehu mirënjohje për të rënët, duke shtuar, “përgjithmonë të përulur dhe mirënjohës për ata që jetën ia falën lirisë së Atdheut, i përjetshëm qoftë kujtimi për ta”.



Të ndryshme
Më shumë
Edhe sot tollovi para sporteleve të MPB-së për dokumente personale29 June 2021
Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë 9 February 2026
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të kalojnë në korsi të veçanta në kufijtë e BE-së16 October 2025