Barcelona ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e Fabian Ruiz për të diskutuar transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Mesfushori i PSG-së do të ishte i interesuar për një rikthim në Spanjë, ndërsa Barcelona tashmë ka bërë lëvizjen e parë për ta bindur atë.
Sipas raportimit të Le Parisien, kërkesa për transferimin e Ruiz është bërë drejtpërdrejt nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili e sheh spanjollin si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës.
Barcelona dëshiron të përfitojë gjithashtu nga situata kontraktuale e futbollistit, pasi marrëveshja e tij me PSG-në skadon më 30 qershor 2028.
Ruiz shihet si një alternativë për rotacion me Pedrin, veçanërisht duke marrë parasysh mundësinë e largimit të Frenkie De Jong gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe pasiguritë rreth të ardhmes së Gavit.
Mesfushori andaluzian, i cili ka luajtur më parë për Real Betis, Elche dhe Napoli, dëshiron të rikthehet në La Liga pas aventurës së tij në futbollin francez.
Ruiz ka fituar gjithashtu dy herë Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Luis Enrique te PSG-ja, duke u shndërruar në një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të skuadrës franceze.
Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë transferimin e spanjollit.
Gabriel Jesus shpërthen ndaj Arsenalit pas transferimit të tij të befasishëm te Barcelona
Pavarësisht se klubi katalanas po planifikon të tentojë transferimin e Ruiz në verën e vitit 2027, në garë është futur edhe Chelsea.
Trajneri Xabi Alonso i ka kërkuar drejtuesve të klubit londinez, të udhëhequr nga Todd Boehly, që të tentojnë transferimin e mesfushorit që në afatin kalimtar të janarit, me synimin për të mbuluar hapësirën e krijuar pas largimit të Enzo Fernandez.