Nga Rajoni
27 June 2020
Atentat në Shkodër, breshëri plumbash drejt një makine

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur rreth orës 06:45 në njësinë administrative Dajç, Shkodër.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimeve të banorëve, ka nisur hetimet. Sipas të dhënave të para, bazuar edhe te dëshmitë e banorëve thuhet se është qëlluar drejt makinës së shtetasit A.L., nga dy persona me motoçikletë.

Në polici, A.L ka deklaruar se është qëlluar ndaj tij. Ai po lëvizte në një automjet me kushëririn e tij, ku disa plumba kanë goditur mjetin.

A.L., ka theksuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk di kush mund të kenë qenë autorët.



Të ndryshme
Më shumë
Barcelona e ka në plan për vitin 2028, ish-ylli i klubit drejt rikthimit si trajner12 September 2026
Në një lidhje të re, ja dhurata që mori Jasmina21 July 2021
Flet njëra nga vajzat që u sulmua në Prishtinë: Burri që na sulmoi kërkonte shërbime jashtë masazhës, e refuzuam 3 September 2021