ShowBiz
21 July 2021
Në një lidhje të re, ja dhurata që mori Jasmina

Në një lidhje të re, ja dhurata që mori Jasmina

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, vendosi që të vazhdonte njohjen jashtë programit me ish-konkurrentin nga Kosova – Andi Artanin. Pasi që gjatë kohës që dyshja ishte në program nuk arriti të dilnin si çift pasi kishin shumë mosmarrëveshje, gjë që u deklarua nga vetë ata.

Xhelozia dhe grindjet e shpeshta u bënë shkak që ata të ndanin rrugët me njëri-tjetrin. U përfol se këngëtarja Diona Fona, me të cilën Andi bashkëpunoi për një këngë, ishte arsyeja kryesore pse ata të dy u ndanë. Mirëpo e ftuar në “Soiree” së fundmi Diona ka treguar se mes saj dhe Andit nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë përtej shoqërisë e punës.

“Ç’ka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq”, u shpreh Diona.

Megjithatë historia me Andin ka mbetur e shkuar e harruar për Jasminën. Më herët, gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, ajo ka zbuluar se është në një lidhje të re. E pyetur më pas nëse i dashuri i saj është një person publik apo jo, ajo është përgjigjur: “Anonim”.

Ajo nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje, por mesa duket partneri i saj nuk është i njohur në botën e televizionit.

Së fundmi, ajo ka marrë një dhuratë mjaft romantike, pas së cilës me siguri fshihet personi që i ka vjedhur zemrën.

Këtë surprizë, ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku shihet një arush i kuq me trëndafila, krahas së cilës ka bashkangjitur një zemër të bardhë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Fjolla Morina “lajmërohet” sërish nga paraburgimi, habit me veprimin23 July 2021
Reperi në vend të flokëve vendos zinxhirë floriri dhe diamante17 September 2021
U gjet i vdekur në qeli, jeta lëmsh e miliarderit amerikan nga alkooli deri te prostitutat24 June 2021