Nga Vendi
7 March 2026
Mickoski paralajmëron masa nëse rriten çmimet e naftës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria është e gatshme të ndërhyjë nëse do të ketë rritje të menjëhershme dhe drastike të çmimeve të naftës dhe derivateve të saj.

Ai theksoi se edhe pse Komisioni Rregullator i Energjetikës është institucion i pavarur dhe vendimet e tij nuk komentohen nga Qeveria, ekzekutivi ka mekanizma në dispozicion për të mbrojtur standardin e qytetarëve.

Mickoski u shpreh se në rast të rritjes së madhe të çmimeve, Qeveria mund të shqyrtojë uljen e akcizave ose të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas tij, prioritet mbetet mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe stabiliteti i çmimeve.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se është zhvilluar një takim me distributorët e naftës, nga i cili është konkluduar se në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve dhe nuk ka arsye për panik.

Duke komentuar raportimet se disa pika karburanti kanë ndaluar furnizimin e automjeteve pas orës 22:00 për të ruajtur rezervat dhe për t’i shitur më shtrenjtë më vonë, ai paralajmëroi masa ndëshkuese. Mickoski tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe çdo sjellje devijuese do të sanksionohet sipas ligjit.

Ndërkohë, Komisioni Rregullator i Energjetikës pritet të publikojë të hënën çmimet e reja të derivateve të naftës.



Të ndryshme
Më shumë
Siljanovska-Davkova në Shkup, kritika ndaj BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe thirrje për reforma urgjente28 March 2026
Departamenti i Shtetit: Të udhëheqësh biznes në Maqedoni është e lehtë, problem është korrupsioni 8 July 2021
MASH Maqedoni: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra digjitalë 1 July 2021