Nga Vendi
10 August 2020
Kasami të mërkurën i përgjigjet Ahmetit për takimin

Kryesia e Lëvizjes BESA do të sjellë vendim të mërkurën nëse do të pranojë ose jo ftesën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie i kanë thënë gazetës KOHA se të mërkurën do të dihet nëse kryetari Bilall Kasami do të shkojë në takimin e përbashkët të liderëve shqiptar të ftuar nga Ali Ahmeti.

Me gjasë, Kasami do të jetë pjesë e takimit, megjithëse shpresojnë që edhe Ziadin Sela dhe Afrim Gashi t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Në BESA, vendimin për të mërkurën e lanë lënë pasi presin se çfarë do të ndodhë në takimin e sotëm midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit. Në ndërkohë, qëndrimi i BESËS është që fituesi me fituesin të lidh koalicion qeveritar, ndërsa është kundër asaj që të gjitha partitë shqiptare të jenë pjesë e Qeverisë. (koha.mk)



Të ndryshme
Më shumë
Fifi thumbon ish të dashurin e saj30 June 2021
Hungaria dënon distributorin e librit për fëmijë që paraqet familje homoseksualësh 7 July 2021
Ahmeti takon Edi Ramën: Edi është i veçantë 2 July 2021