Nga Rajoni
9 May 2025
Sheshi kthehet në një det blu, dhjetëra-mijëra shqiptarë mblidhen në takimin përmbyllës së fushatës së PD në Tiranë

Vetëm pak minuta para nisjes së takimit përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike, atmosfera në kryeqytet është ndezur. Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin e Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit, ku gjithçka duket gati për eventin final të kësaj fushate elektorale.

Fotoreporteri i Syri, Felix Bliani, sjell pamje nga vendi, ku një lumë njerëzish ka mbushur zonën, ndërsa flamuj, pankarta dhe thirrje entuziaste e kanë kthyer sheshin në një det blu. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit për të marrë pjesë në këtë takim që pritet të kulmojë me fjalimet e drejtuesve të forcës opozitare.

Ndërkohë, organizatorët thonë se çdo gjë është përgatitur në detaje.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Obama: Inteligjenca artificiale mund të jetë e rrezikshme13 September 2026
Almeda Abazi me pushime në Shqipëri, Tolgahan Sayisman promovon bukuritë e jugut27 August 2021
Kjo është motra bukuroshe e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani 23 June 2021