ShowBiz
13 October 2026
Skandali me videot, vajza e Adi Hilës zhduket nga rrjetet sociale

Publikimi i videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit, duke sjellë vëmendje të madhe mediatike jo vetëm për personat e përfshirë, por edhe për familjarët e tyre.

Së fundmi, në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe vajza e kompozitorit, profili i së cilës në Instagram duket se nuk është më i aksesueshëm.

Siç shihet në pamjet e publikuara, gjatë kërkimit të llogarisë së saj në rrjetin social shfaqet mesazhi “User not found”, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo ka vendosur ta çaktivizojë profilin përkohësisht apo ka ndërmarrë një veprim tjetër lidhur me llogarinë e saj.

Advertisement

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për arsyen e këtij zhvillimi dhe as për faktin nëse vendimi lidhet drejtpërdrejt me situatën që ka përfshirë të atin. Ngjarja vjen në një periudhë kur familja Hila është përballur me vëmendje të shtuar publike pas shpërndarjes së materialeve private të kompozitorit.

Skandali me videot intime, "reagon" VAJZA e Adi Hilës



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia pritet të strehojë rreth 400 afganë17 August 2021
Siç nuk e keni parë, Rudina Hajdari “e qaka” vallen e Tropojës28 June 2020
Beatrix Ramosaj do të nxjerrë një këngë të re, ish-konkurrentja e BBV zbulon se kujt i dedikohet25 March 2022