ShowBiz
25 March 2022
Beatrix Ramosaj do të nxjerrë një këngë të re, ish-konkurrentja e BBV zbulon se kujt i dedikohet

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Xheisara ka zbuluar se Beatrix Ramosaj do të nxjerrë një këngë, tematika e të cilës do jetë ndarja.

“Ata që bënë këngë për ndarje, u ndanë prandaj po bëjnë këngë për të. Unë nuk e kam të prekshme këtë gjë, jam shumë e lumtur. Bëri Semi, Donaldi, do bëjnë dhe të tjerë. Edhe Trixa do bëjë për ndarje,”- ka thënë ajo duke na konfirmuar të gjitha dyshimet për këngën e Trixës.

Beatrix ka nxjerrë herë pas here postime ku ka shkruar dhe fragmente nga kënga që pritet të nxjerrë në treg.

Përmendim kështu ‘caption’-in “Unë meritoj më shumë”, të cilat u pasuan nga komentet e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek që vazhduan tekstin e këngës. “Se ti, ti, ti,…”, shkroi Dj Geek ndërsa Beatrix iu përgjigj: 

 

“Më shumë se ti, ti, ti.” Nga ana tjetër Dafina shkroi një tjetër frazë: “Se zemra gabon por dikur e gjej dikë që…” Ndërkohë Beatrix replikoi: ”Ndoshta mua më do më shumë se ti…”

Ish-banorja publikoi këngën “Faj” disa ditë pas daljes së saj nga formati, këngë e cila i dedikohej situatës së saj me Donald Veshajn të krijuar në shtëpinë e “Big Brother’.



Të ndryshme
Më shumë
Bora habit me deklaratën e fundit, thotë se është në lidhje me Arian Konomin 7 July 2021
Osmani: Drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb27 December 2020
Ministri serb që dje mori pjesë në bisedimet në Bruksel: Kurrë nuk kam parë diçka të tillë16 June 2021